AKTUALITET, 9 Shkurt 2026, 21:35

Vendimi i GJK për Ballukun, Abilekaj: I shërben Ramës! Tani duhet ndërhyrë në Kushtetutë ose në ligj

Vendimi i GJK për Ballukun, Abilekaj: I shërben Ramës! Tani duhet

Analisti Enton Abilekaj, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se vendimi 4-4 i Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e Edi Ramës për çështjen Balluku, i shërben kryeministrit. 

"GJK, po ta shohim, sa herë është dashur nuk e ka bërë misionin e vet. Shtyrjet e njëpasnjëshme ishin shenjat, por me këtë vendim GJK nuk na ka ndihmuar. Nuk ka krijuar precedentin, rastin tjetër, çfarë ndodh me nje ministër në të ardhmen.

Do të shkojmë prapë në GJK. Duke patur një GJK eunuke, na lind nevoja të ndërhyjmë në Kushtetutë dhe në Kodin e Procedurës Penale, gjë që nuk është e këshillueshme, edhe për integrimin ne BE. Në Rumani filluan të ndërhyjnë në kushtetutë për dekriminalizimin e disa veprave penale. Nëse do ta shohim nga jashtë do të duket i njëjti rast.

Më shumë i shërben Ramës, pasi po të ishte kundër, do të duhet të merrte vendim për imunitetin. E shpëtoi nga Këshilli i Mandateve.

Duke i dhënë këtë masë sigurie, e bën të tretën të pamundur, jo proporcionale, për akuzën që ka Balluku", tha Abilekaj.