AKTUALITET, 9 Shkurt 2026, 21:07

GJK me vendim apo pa vendim?/ Avokatët të ndarë për qëndrimin e GJK për Ballukun, Muçi: Ndihmuan Ramën!

GJK me vendim apo pa vendim?/ Avokatët të ndarë për

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dolën me një vendim 4-4 për kërkesën e kryeministrit lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut. 

Avokatët Besnik Muçi dhe Ili Gërdupi dhanë opinionet e tyre lidhur me qëndrimin e GJK në emisionin "Të Paekpozuarit" në MCN TV, nëse gjykata doli apo jo me një vendim. 

Biseda në studio:

Besnik Muçi: Nuk kemi një vendim. Në çështjen e kërkesës së kryeministrit për zgjidhjen e konfliktit nuk ka vendim, pasi duhet të votonte shumica e gjyqtarëve të GJK. Nuk kemi një vendim të GJK. Por, në momentin që nuk ka vendim, kërkesa konsiderohet e pagjykuar dhe kthehemi në gjendjen që ka qenë para kërkesës, pra gjendjen e pezullimit të zonjës Balluku. Ky mos-vendim, kjo që ndodhi nuk ka pasojë si precedent në të ardhmen. Nuk mund të ndërtohet nesër si precedent. Por, GJK do të dalë me vendim të arsyetuar dhe ka dalë me shkurtim vendimi. Kam lexuar midis rreshtave, nga një paragraf janë qëndrimet por kupton thelbin. Për 8 anëtarët e GJK, kanë ndihmuar kryeministrin në qëndrimet e veta.
Duke mos e zgjidhur çështjen GJK i ka dhënë mundësi Ramës për të goditur drejtësinë. I lë fushën e lirë mazhorancës të mbrohet.
Të 8 anëtarët kanë pranuar një fakt të rëndësishëm, që pezullimi i një anëtari të qeverisë është i barabartë me shkarkimin e tij dhe cënon jo vetëm ministrin por edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, pra pezullimi barabartë me shkarkimit. Ku ndahen ata? Katërshja pro KM thotë meqë pezullimi është si shkarkimi, duhet të zbatohet parimi i imunitetit dhe të kërkohet leje në Parlament. Katërshja kundër thotë, se i ngelet Parlamentit që ta zgjidhë. Pra ndryshon vetëm në një fakt. Në këtë mënyrë GJK ia ka pastruar fushën kryeministrit dhe Parlamentit për të bërë ndryshime kushtetuese, për të thënë se pezullimi është i barabartë me shkarkimin, dhe atëherë duhet leja e Parlamentit. 

Ili Gërdupi: Sa i përket pjesës proceduriale, ka një vendim. Nga pikëpamja kuptimore, nuk ka një vendim, por GJK nuk mblidhet më për këtë çështje. GJK e konsideron të ezauruar. Nëse do të merrnim për ekuivalent, që do të shqyrtohej antikushtetueshmëria e një ligji, mblidhej 4-4, ligji në atë rast do të konsiderohej jo anti kushtetues, pasi nuk do të kishte 5 për mazhorancë për ta rrëzuar. Në rastin konkret, kemi një kërkesë që kërkon interpretim. Në këtë rast nuk u dha interpretimi. Për çështjen konkrete, vendimi i GJKKO mbeti në fuqi, kjo është vendimarrja e GJK. Arsyetimi, është një vendim që nuk e kemi, nuk kemi vendim detyrues.