TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Foltorja para Kryeministrisë, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë ditën e nesërme, më 10 shkurt, në protestën e tretë kombëtare para Kryeministrisë kundër qeverisë dhe skandalit të Belinda Ballukut.
Kreu i Partisë Demokratike theksoi se do të bëjnë të mundur që qeverinë e krimit ta “hedhin” në lumin Lana. Një ftesë bëri edhe për forcat e rendit, që do të jenë në shesh për mbarëvajtjen e protestës, duke iu thënë se duhet t’i bashkohen atyre për të mirën e familjes së tyre si edhe të vendit.
“Pa hedhur në Lanë qeverinë e krimit, anti evropiane, anti shqiptare. Nesër është ditë e madhe, e shqiptarëve për Evropën dhe të ardhmen e tyre, për prosperitetin e tyre, begatinë dhe lirinë e tyre. Nëse ne shpallim solemnisht para shqiptarëve se për opozitën, integrimi në BE është e ardhmja më e shkëlqyer sepse ne besojmë se integrimi do të thotë qytetarë më të lirë, më të sigurtë dhe Shqipëri më e zhvilluar. Ftoj shqiptarët të bashkohen, të ngremë zërin tonë të dëgjohet në Bruksel e mbarë Evropën. Asgjë nuk na shkëput dot nga qëllimi ynë. Iu bëj thirrje forcave të rendit, të marrin vendimin historik e të bashkohen me protestuesit, bashkohuni me interesin e vendit, familjeve tuaja. Të shporrim këtë bandë kusarësh që s’ka patur kurrë Shqipëria në krye si sot. Do të rikthejmë ligjin, Kushtetutën, të drejtën, lirinë, votën e lirë, rimëkëmbjen dhe udhëtimin drejt Evropës. Bashkohuni në kryengritjen e Evropës. “, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati u ndal gjithashtu edhe te reagimi i Komisionit Evropian, i cili kërkoi nga Kuvendi që të lëvizë dhe t’i heqë imunitetin Belinda Ballukut, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, për t’i hapur rrugën kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.
“Mirënjohje KE për deklaratën që i tha kryehajdutit se drejtësinë nuk mund ta pengosh. Ta detyrojmë hajdutin të shkojë aty ku e ka vendin. “, shtoi ai.