TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Sot miratuam planin e veprimit anti-trafik të personave si një pjesë e strategjisë tonë kundër krimit të organizuar.
Plani i vitit për 2022 përmban veprime konkrete të shumë institucioneve por jo vetëm. Siç dihet trafiku i qenieve njerëzore është shumë kompleks ndaj do ketë adresim shumë konkret që fillon nga parandalimi i këtij fenomeni te rehabilitimi i viktimave.
Është plan veprimi 2021 2025 kundër krimit të organizuar dhe është përgatitur nga shumë institucione, bashkë me OKB”.
Kështu deklaroi sot në përfundim të mbledhjes së qeverisë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije se është miratuar plani i veprimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar për katër vitet e ardhshme.
Këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime.
Ministrat dolën para Kryeministrisë dhe njoftuan për mediat vendimet e marra në fushat e tyre, ku e para ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se janë kaluar tre akte që lidhen me shpronësimet.
Megjithatë, ministrja u ndal tek reforma në ujësjellës që sipas saj do të nisë intensivisht për të rritur mirëmenaxhimin në të gjitha bashkitë.
Balluku tha se reforma e këtij sektori pritet që të përfundojë brenda 12 muajsh.