AKTUALITET, 9 Nëntor 2021, 21:13

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës

Mbrëmjen e së martës kanë mbërritur në vend edhe 74,880 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer për koronavirusin.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim të saj në Facebook.

Deri më tani në vend kanë mbërritur 2,571,840 vaksina kundër Covid-19.

POSTIMI I MANASTIRLIUT NË FACEBOOK

“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.”