TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike. I ftuar në “A Show” në Syri Tv, Manjani u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha ka filluar të shfaqë shenjat të shqetësimit për atë se çka ka ndodhur tashmë në PD.
“Duhet të jesh i pamençur, nuk po them në nivel budallallëku që të mos shqetësohesh për këtë. Dhe unë shoh fytyrën e Bashës që nuk qesh më. Del natën me kamera, krejtësisht i vetëm, i pashoqëruar nga askush, këput një kopaçe dhe ikën. Ndërsa ky tjetri bisedon, arsyeton me atë vokabular që ka, me atë ide që ka, dhe ka ide që hidhen ne qarkullim, tjetër gjë realizmi. Por ama ka një proces që ndodh. Kështu që, shqetësimi i Bashës është real në këtë rast”, tha Manjani.
Për Manjanin, Basha është një zhgënjim i jashtëzakonshëm. Ish-ministri u shpreh se kreu i opozitës nuk i fiton dot zgjedhjet me ngjarjet e zhvilluara se fundmi.
“Unë mendoj se ngjarja ka ardhur. Produkti ka ardhur. Askush nuk mendon se Lulzim Basha fiton ndonjëherë zgjedhje. Kjo i ka vënë dërrmën. Ai nuk fiton më. Përpos faktit që na ka zhgënjyer. Unë jam një nga mbështetësit e Bashës. E kemi mbështetur se kishim nevojë për rotacion. Por me këto që ka artikuluar këto kohë mua më ka zhgënjyer jashtë mase. Është një zhgënjim i jashtëzakonshëm”, u shpreh ish-ministri.