AKTUALITET, 10 Nëntor 2021, 09:46

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e ZVAP në Elbasan! Ja nga kush do të zëvendësohet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e ZVAP në Elbasan! Ja nga kush do të

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota.

Në vend të saj në këtë post është emëruar Ermir Çela.

Ky i fundit është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”.

Është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve.