TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria miratoi projekt-buxhetin për vitin 2022 më 22 tetor. Në buxhetin e vitit 2022 qeveria parashikon rritje të pagave në sistemin e shëndetësisë, arsim, polici por dhe për punonjësit e institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, në një lidhje me "Ora News" me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se, mazhoranca nuk ka asnjë politikë të qartë se ku do të shkohet, se cilat janë nevojat reale të ekonomisë.
"Ka vetëm disa masa sporadike të cilat duket sikur janë bërë në panik e sipër dhe nuk tregojnë një vizion dhe strategji në një vit shumë të vështirë, ku nga ana tjetër jemi dhe në pragun e një krize energjitike. Kemi një buxhet i cili është totalisht jashtë realitetit, nuk e njeh borxhin publik, është një gënjeshtër në premtimet që ka dhe ka një inflacion të jashtëzakonshëm premtimesh pa asnjë bazë.
Nuk duket sikur është bërë nga ekonomistë, por është bërë nga njerëz që s'kanë lidhje me financat publike. Është një buxhet që formalizon borxhin në pothuajse 100% dhe gënjen për shifrën reale të borxhit duke fshehur të dhëna që kanë lidhje me detyrimet e prapambetura. Është një buxhet i cili nuk është në shërbim të qytetarëve, nuk mbështet sektorë prioritarë dhe nuk kuptohet se kujt i jep një mbështetje reale", tha Tabaku.
Deputetja e PD-së, gjithashtu ngriti shqetësimin e arsimit duke e cilësuar si një sektor të nënfinancuar nga qeveria.
"Ne nuk kemi më avantazhin që kemi pasur për krahë pune të trajnuar, të arsimuar. Sot Universitetet shqiptare kanë nga 40-50% më pak studentë nëpër klasa dhe kjo ka ardhur si rezultat i ngërçit ku është futur arsimi dhe arsimi i lartë në veçanti. Kjo reflektohet dhe te mungesa e një force të kualifikuar për bizneset dhe arsimi duhet të jetë prioriteti i prioriteteve për një qeveri.
Sipas Tabakut është një situatë e vështirë ekonomike, një situatë që qeveria duhet ta kishte parë me kujdes dhe duhet të ishte përpjekur që të rregullonte aty ku sot ekonomia ka nevojë dhe fatkeqësisht nuk i jep përgjigje asnjë shqetësimi që ka shoqëria shqiptare", theksoi Tabaku.