AKTUALITET, 31 Maj 2024, 22:48

Vazhdon vlerësimi shumë negativ për punën e opozitës

Vazhdon vlerësimi shumë negativ për punën e opozitës

Qytetarët janë pyetur në një shkallë nga (1-10) të vlerësojnë punën e opozitës aktualisht. Nga gjetjet e Barometrit rezulton se (69.1 %) e tyre kanë vlerësim negativ për punën e opozitës, (8.9 %) vlerësim pozitiv dhe (21.3 %) vlerësim neutral.

Krahasuar me 6 muaj më parë, vlerësimi për punën e opozitës nuk ka ndryshuar, por ruan të njëjtat shifra. Në Dhjetor të 2023 (68.1%) kishin mendim negativ për punën e opozitës, (21.4%) mendim neutral dhe (8.4%) vlerësim pozitiv.

Ndërkohë edhe pjesa  më e madhe e votuesve të opozitës kanë vlerësim negativ për punën e opozitës sot në masën (41,8 %), (36.7%) vlerësim neutral dhe vetëm  (21.4 %) vlerësim pozitiv./Euronews Albania

Vazhdon vlerësimi shumë negativ për punën e opozitës

Vazhdon vlerësimi shumë negativ për punën e opozitës