TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Sokol Mëngjesi është në luftë me veten për t'i mbijetuar sulmit barbar. Shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë Prof dr Fatos Olldashi, thotë se për sa kohë është i intubuar diskutohet ende për jetën. Por nëse vazhdon me këto parametra pra me ulje të edemës që ka në pjesën e përparme të truri, do të tentohet zgjimi i i tij ditën e hënë, pra të nxirret nga intubimi. Policia ende nuk ka gjurmë të 3 të shpallurve në kërkim. Kontrollet kanë vijuar pa u ndërprerë por pa rezultat. Sipas sistemit TIMS ata rezultojnë brenda vendit.
Avokati u dhunua mëngjesin e së mërkurës pasi la djalin e tij në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një. Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.
Ai ka treguar dhe për mosmarrëveshjet që miku i tij, Dritan Nano ka pasur me avokatin dhe se nga padia e bërë nga ky i fundit prona ishte bllokuar. Nano ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje. Shkak për konfliktin sipas hetimeve është mosrespektimi i një kontrate lidhur mes avokatit dhe trashëgimtarëve të një prone në zonën e Liqenit artificial.