AKTUALITET, 31 Maj 2024, 21:08

Akuza e Berishës: Vetëm në pak kohë Arjola Xoxa ka fituar shtatë tendera

Akuza e Berishës: Vetëm në pak kohë Arjola Xoxa ka fituar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ka vijuar akuzat ndaj kompanisë së Arjola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj se ka fituar shtatë tendera.

Gjithashtu Berisha u shpreh se në dy vite janë dënuar gjithsej për krim të organizuar dhe korrupsion, 199 persona. Më tej Kreu i PD-së tha se vetëm për korrupsion u dënuan 630 persona.

"Më thoni pak sot vetëm familja e Surrelit, vetëm rrethi familjar i Surrelit ka fituar qindra e qindra tendera të ndaluara me ligj për të. Në këtë shembull dhe këtë frymë, zyrtarët vendorë dhe qendrore, u dhurojnë tendera familjarëve. Vetëm në pak kohë, Harabelja, Velica e Harabelit të Erion Veliajt ka fituar shatë tendera. Midis të tjerave edhe nga Gonxhja e korrupsionit, që është një nga kalbësirat më të mëdha të vjedhjeve në Shqipëri.

Në dy vite janë dënuar gjithsej për krim të organizuar dhe korrupsion, 199 persona. Ndërkohë që në dy vite të asaj qeverisje, vetëm për korrupsion u dënuan 630 persona. Pse? Sepse vullneti ishte i hekurt dhe jo të kontrolloje dhe të bllokoje. Ka pasur një departament të antikorrupsionit në kryeministri, ka bërë 200 kallëzime penale në dy vite. Pra, kjo është trashëgimia jonë, ky është vizioni që ne kemi për zero tolerancë," tha Berisha.