TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, avokat Genc Gjokutaj zhvilloi sot një vizitë në Spitalin e Traumës, për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të Avokat Sokol Mëngjesit, të dhunuar barbarisht në mes të Tiranës.
Meta u takua me bashkëshorten, prindërit dhe familjarët e Avokat Mëngjesit, të cilëve ju shprehu të gjithë solidaritetin e mbështetjen. Duke e dënuar me forcë këtë akt të qëllimshëm kriminal, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor, Presidenti Meta ju uroi familjarëve shërim sa më të shpejtë të Avokat Mëngjesit.
Gjithashtu, Meta u takua edhe me Shefin e kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi, i cili e informoi në detaje mbi gjendjen aktuale shëndetësore të Avokat Mëngjesit, si dhe falënderoi të gjithë ekipin mjekësor për humanizmin dhe përkujdesjen e dëshmuar.