AKTUALITET, 31 Maj 2024, 17:07

Avokati Sokol Mëngjesi në gjendje të rëndë, ministri Manja shkon te Trauma

Avokati Sokol Mëngjesi në gjendje të rëndë, ministri

Pak momente më parë në spitalin e Traumës avokatin Sokol Mëngjesin e vizitoi ministri Drejtësisë, Ulsi Manja.

Manja është interesuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe ka bashkëbiseduar me mjekët dhe të afërmit e avokatit.

Ministri nuk ka bërë asnjë koment thjesht ka pohuar se e vizitoi avokatin e dhunuar barbarisht  “si mik, shok dhe si një njohje e tij mëparshme gjatë punës në sistemin e drejtësisë”.