TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se emigrimi po jep efektet më shumë se kurrë më parë në ekonomi.
Komentet Tabaku i bëri në ‘Euronews Albania’ ku komentoi gjetjet e ‘Barometrit’ mbi problematikat kryesore që shqetësojnë qytetarët në Shqipëri.
Ajo tha gjithashtu se korrupsioni, papunësia dhe çmimet e larta janë faktorët që kanë çuar në emigrimin masiv të shqiptarëve.
“Nëse mund ta nisim nga një grafik më parë që krahasonte shqetësimet e 2021 dhe 2024, ashtu si e shoh unë, këtu shoh shkakun dhe atje pasojën. Shkaqet për emigrimin vijnë nga ekonomia, papunësia, korrupsioni.
Çmimet e larta, kostot e jetesës janë shqetësime në grupin e ekonomisë. Emigrimi ndahet në dy elementë kryesorë, në largimin nga familja dhe ndikimin në ekonomi. Ne po e ndjejmë në ekonomi emigrimin.
Bizneset nuk kanë më punonjës. Unë pres të dhënat e Censusit për të kuptuar këto dy elementë. Korrupsioni për mua është shqetësim kryesor. Janë të gjitha këto pasoja të shkaqeve të vitit 2021 që ju i keni pasqyruar shumë saktë. Nga këto shqetësime vihet re se në çfarë stadi zhvillimi është Shqipëria”, tha Tabaku.