AKTUALITET, 4 Prill 2022, 16:05

Me gati 17 mijë euro të padeklaruara në çantën e dorës, e pëson 26-vjeçari nga Mali i Zi në aeroportin e Rinasit

Me gati 17 mijë euro të padeklaruara në çantën e

Një 26-vjeçar me iniciale M.V. nga Mali i Zi është vënë nën hetim nga policia pasi është kapur në Aeroportin e Rinasit me një sasi parash të padeklaruara.

Policia bën me dije se i riu është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, kur i është gjetur në çantën e dorës një 16.930 euro të padeklaruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Nuk deklaroi shumën e parave në kufi, procedohet penalisht 26-vjeçari. Sekuestrohen 16.930 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. V.

Gjatë kontrollit, në çantën e dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16.930 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi M. V., 26 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.