AKTUALITET, 9 Gusht 2025, 17:23

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet i riu në Devoll! Në banesë i gjendet edhe një armë gjahu pa leje

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet i riu në Devoll!

Policia e Devollit ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Tren, ku i riu mbante gjithashtu pa leje një armë gjahu.

Denoncimi u bë nga vetë bashkëshortja, 19 vjeçe, e cila ka kallëzuar në polici se ishte dhunuar nga shtetasi F. H., 24 vjeç. Menjëherë pas kallëzimit, policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Gjithashtu, blutë ushtruan kontrolle në banesën e 24-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu dhe një gjerdan me disa fishekë.

"Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje kriminale në familje Dhunoi bashkëshorten në banesën e tyre në fshatin Tren, ku mbante pa leje një armë gjahu; kapet 24-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e gjahut dhe një gjerdan me disa fishekë të saj.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit nga një 19-vjeçare, se bashkëshorti e kishte dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll parandaluan përshkallëzimin e dhunës, duke bërë kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit, shtetasit F. H., 24 vjeç, banues në fshatin Tren. Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 armë gjahu, e mbajtur pa leje;

një gjerdan me disa fishekë të kësaj arme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.", sqaron policia.