AKTUALITET, 9 Gusht 2025, 12:25

Operacion nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarreve në Finiq dhe Mirditë

Operacion nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarreve në Finiq dhe

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se vatra e zjarrit në fshatin Livinë, Finiq, është vendosur nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat. Në operacion po përdoren helikopteri Black Hawk dhe avioni kroat Canadair, ndërsa forcat tokësore dhe mjetet zjarrfikëse janë të pozicionuara rreth fshatit për ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje.

Në Mirditë, zjarret po luftohen gjithashtu me ndihmën e mjeteve ajrore, ku avioni Canadair nga Italia ka kryer 7 hedhje, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë mbi vatrat aktive.

Ndërhyrjet nga ajri po kombinohen me operacionet tokësore për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për mbrojtjen e komunitetit.