AKTUALITET, 9 Gusht 2025, 11:10

Operacioni “Koordinata”/ Zbulohen dhe asgjësohen bimë narkotike kanabis në Krujë, arrestohet 32-vjeçari

Operacioni “Koordinata”/ Zbulohen dhe asgjësohen bimë

Në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, policia e Krujës asgjësoi nëpërmjet djegies dhjetëra bimë narkotike.

Policia njoftoi sot se vuri në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë.

Sipas policisë 32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.