TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Porti i Vlorës ka pritur në orët e para të mëngjesit 1019 pasagjerë dhe 267 automjete nga trageti i linjës Brindisi–Vlorë. Raportohet ndërkohë se autoritetet portuale presin një fluks edhe më të madh gjatë pasdites.
Sipas informacioneve, e sotmja shënon ditën me numrin më të lartë të pasagjerëve për këtë sezon, duke kaluar shifrën e 2000 udhëtarëve të mbërritur brenda ditës.
Fluksi më i madh regjistrohet zakonisht gjatë fundjavave, kur shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vendet e Bashkimit Europian zgjedhin të kthehen në atdhe për pushimet verore.