TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Administrata Doganore bën të ditur se, me kulmin e sezonit turistik, flukset e udhëtarëve në pikat doganore tokësore janë në rritje të ndjeshme çdo ditë.
Sipas Administratës Doganore, vetëm gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar hyrje të larta të shtetasve në këto pika kufitare:
Hani i Hotit & Muriqan – mbi 25,000 shtetas
Grabom & Vernosh – rreth 2,000 shtetas
Kakavijë – 10,256 shtetas
Kapshticë – 3,853 shtetas
Bllatë – 7,468 shtetas
Ekipet doganore ndodhen në terren me gatishmëri të plotë, për të garantuar shërbim të shpejtë, mikpritës dhe me integritet të lartë për çdo qytetar dhe vizitor që hyn në territorin shqiptar.

