AKTUALITET, 1 Prill 2022, 09:31

Ushtria ruse mban të rrethuar qytetin, zyrtari në Mariupol: Është i rrezikshëm largimi

Ushtria ruse mban të rrethuar qytetin, zyrtari në Mariupol:
Mariupol

Një zyrtar shtetëror në Mariupol, ka thënë se është shumë e rrezikshme të dalësh nga qyteti në këto momente.

Ai ka thënë për mediat, se qyteti portual është i rrethuar nga rusët dhe kësisoj rreziku është prezent.

Petro Andryushchenko tha se forcat ruse kishin parandaluar furnizimet humanitare për banorët e bllokuar, duke bërë të qartë se një “korridor humanitar” i planifikuar nuk ishte hapur.

Më herët raportuam se një autokolonë e Kryqit të Kuq që transportonte ndihma mjekësore në qytetin port është vonuar, duke mos ditur se çfarë po ndodh me të.