TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanë dalë pamjet e pallatit në qendër të Durrësit, për të cilin akuzohet ish-kryebashkiaku i Durrësit. Vangjush Dako akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, në lidhje me një pallat 11 katësh të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i vitit 2019.

Banorët kanë bërë kallëzim për zotin Dako dhe ish zyrtarë të tjerë për vrasje masive të mbetur në tentativë në vitin 2020.

Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.

Kujtojmë se veç Vangjush Dakos, SPAK lëshoi urdhër-arresti edhe për 9 persona të tjerë.