AKTUALITET, 6 Qershor 2023, 20:00

Detaje të reja, zbardhet kallëzimi i disa banorëve që çoi në arrestimin me urdhër të SPAK të Vangjush Dakos

Detaje të reja, zbardhet kallëzimi i disa banorëve që

Del kallëzimi i depozituar nga banorët e pallatit, për të cilin është arrestuar ish kryetari i Bashkisë së Durrësit , Vangjush Dako.

Ky kallëzim është depozituar  prej tyre në SPAK në vitin 2020. Mes zyrtarëve është sekretari I KRT-së së Bashkisë së Durrësit, njëherazi drejtori I Planifikimit të Kontrollit të Territorit Adhurim Qehajaj, i cili ka nënshkruar lejen e ndërtimit për këtë objekt.

Sipas “Abc Neës”, gjithashtu në objektin e padisë janë dhe punonjës të bashkisë dhe pikërisht personat, të cilët kanë marrë në dorëzim dhe dhënë lejen e shfrytëzimit të kësaj godine, pasi ajo është ndërtuar. Paraprakisht thuhet dhe ka dyshime të forta se katër kate të këtij pallati rezultonin pa lejen përkatëse.