TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vangjush Dako ndodhet në ambientet e Drejtorisë e Policisë Tiranë, bashkë me avokatin e tij Petrit Ismaili.
Dakos po i komunikohen akuzat, ndërkohë që nesër prokuroria ka detyrimin të paraqitet në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe t’i japë mundësinë zotit Dako të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.
“Oficerët e policisë gjyqësore po i komunikojnë akuzat zotit Dako e duhet të firmosen nga ana e tij dhe avokatit. Më pas mund të ketë edhe një reagim nga avokati i zotit Dako.
Petrit Ismaili është brenda ambiente të Drejtorisë së Policisë Tiranë prej të paktën 30 minuta.
Ai ka konfirmuar në një bisedë me News24 se nuk e ka ende një prokurë e firmosur para një noteri sa i përket përfaqësimit të zotit Dako, por do të marrë kontakt me të.
Nesër prokuroria ka detyrimin të vijë në ambientet e Drejtorisë së Policisë t’i mundësojë të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.
Mbetet për t'u parë nëse zoti Dako do preferojë të kalojë në ambientet e burgut duke pretenduar se ka shqetësime shëndetësore, një rrugë kjo e ndjekur nga të gjithë zyrtarët e ish zyrtarët e tjerë të arrestuar”, ka raportuar ajo.