AKTUALITET, 3 Korrik 2023, 11:47

Nikolla debat me deputetin e PD-së: Uluni në vend, o zotëri! Dogjani: Turp të keni! Po e trajtoni parlamentin si pronë private

Nikolla debat me deputetin e PD-së: Uluni në vend, o zotëri!

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla është ‘përplasur’ me deputetin demokrat, Asllan Dogjani pasi ky i fundit i kërkoi fjalën në Kuvend për procedurë, por nuk iu lejua.

Dogjani iu drejtua kryeparlamentares me tone të larta, duke i thënë se kjo e fundit po e trajton Parlamentin si pronë private.

Nikolla: Ju lutem uluni në vend,

Dogjani: Kam kërkuar fjalën për procedurë, po e trajtoni parlamentin si pronë private, turp të keni

Nikolla: Uluni në vend o zotëri!