AKTUALITET, 3 Korrik 2023, 11:18

Klinton në Shqipëri, Tabaku kritika ndaj mazhorancës: Po e trajtoni si vizitë private

Klinton në Shqipëri, Tabaku kritika ndaj mazhorancës: Po e

Deputetja demokrate Jorida Tabaku nga Kuvendi ka komentuar sot ardhjen e ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili mbërrin sot (3 korrik) në Shqipëri për herë të parë.

Tabaku është shprehur me kritika ndaj mazhorancës, ku tha se kjo e fundit po e trajton vizitën e tij si vizitë private, pasi  ish-presidenti Clinton duhet të përshëndetej nga Kuvendi.

“Përshëndes dhe uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton. Do të kishte qenë e udhës të përshëndetej nga kuvendi e para, në emër të PD dua t’i uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton në Tiranë. Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, për Kosovën, për shqiptarët ashtu siç ka thënë; Ne fituam luftën, koha që ju të fitoni paqen. Do të kishte qenë normale që ky parlament t’i uronte mirëseardhjen por edhe kjo vizitë po trajtohet si një vizitë private”, tha Tabaku.