AKTUALITET, 5 Mars 2022, 14:17

Ukraina kërkoi ndalimin e fluturimeve, akuza NATO-s: Sulmet me bomba dhe raketa ndaj civilëve s’mjaftojnë? Kujtoni çfarë ndodhi me Çernobilin

Ukraina kërkoi ndalimin e fluturimeve, akuza NATO-s: Sulmet me bomba dhe

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov ka kritikuar sërish NATO-n për refuzimin e shpalljes si zonë e ndaluar, fluturimi sipër Ukrainës.

“Argumentet rreth vrasjeve, sulmeve me bomba dhe raketa në ndërtesa banimi, spitale, maternitete dhe kopshte nuk janë të mjaftueshme në shekullin 21?!” tha Reznikov në një video-mesazh të publikuar ditën e sotme.

Reznikov tha se si Çernobili, vendi i një prej aksidenteve më të rënda bërthamore në botë, ashtu edhe centrali më i madh bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia janë nën kontrollin rus.

Forcat ruse sulmuan Zaporizhzhian më herët, duke dëmtuar një nga reaktorët e saj. “Të gjithë ata që tani po bllokojnë mbylljen e qiellit mbi Ukrainë, duhet të kujtojnë prillin e 1986,” tha ai, duke iu referuar katastrofës së Çernobilit. Ai shtoi se pushtimi i uzinës së Zaporizhzhia nuk ishte rastësi.

“Këto janë veprime të qëllimshme. Rusia ka kryer një akt terrorizmi bërthamor.

Ne ishim me fat për mrekulli, pasi zjarri u shua në kohë.

Por nesër mund të mos jetë aq me fat.” SHBA dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kanë thënë se nuk ka shenja të niveleve të larta të rrezatimit në uzinën e Zaporizhzia, e cila ra në duart e forcave ruse mbrëmjn e së enjtes.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se forcat ruse po përparojnë drejt një tjetër kompleksi të energjisë bërthamore të Ukrainës.

Reznikov iu bëri thirrje qeverive perëndimore: “Dëgjoni popullin tuaj. Sondazhi i djeshëm i Reuters/Ipsos e bëri të qartë se zemërimi për pushtimin rus të Ukrainës po rritet.

Rreth 74 për qind e amerikanëve, duke përfshirë shumicën dërrmuese të republikanëve dhe demokratëve, thanë se SHBA-të, Aleatët e saj të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut duhet të vendosin një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë.”

NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar vazhdimisht kërkesat për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, pavarësisht lutjeve të përsëritura të presidentit Volodymyr Zelensky dhe zyrtarëve të tjerë ukrainas, që prej fillimit të pushtimit rus.