AKTUALITET, 5 Mars 2022, 13:59

Ishte spiun i rusëve, vritet anëtari i delegacionit negociues ukrainas

Ishte spiun i rusëve, vritet anëtari i delegacionit negociues ukrainas

Gazetat ukrainase “Ukrainska Pravda” dhe “The Kyiv Indipendent”, njoftojnë se një anëtar i delegacionit negociues ukrainas që ishte pjesë e takimeve me Rusinë, gjatë dy raundeve të para të bisedimeve, u qëllua për vdekje nga oficerët e Shërbimit të Sigurimit në Kiev teksa po përpiqeshin ta ndalonin. 

Ai dyshohet se ishte negociatori Denys Kirieiev, një ish nënkryetar i Oschadbank, personi i evidentuar në foton e mësipërme.

Shërbimi i Sigurimit ukrainas kishte “prova të forta” se ai po tradhtonte vendin dhe po çonte informacione të klasifikuara tek pala ruse.