AKTUALITET, 12 Mars 2025, 18:45

Malësi e Madhe, humb jetën rrugës për spital turisti malazez, policia: Pësoi arrest kardiak

Malësi e Madhe, humb jetën rrugës për spital turisti

Rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një shoku i tyre, shtetasi M. N., nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë  shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital.

Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.