TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga rruga e re Korçë – Ersekë. Aksi i ri që lidh dy bashkitë për 20 minuta.
Kreu i qeverisë shkruan rruga krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun.
“Ja edhe rruga e rilindur Korçë - Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht.
*U vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit”, shkruan Rama ndër të tjera.
Ndërtimi i rrugës së re Korçë-Erseke që do të shmangte kthesat e Qafës së Qarrit, ka nisur në vitin 2013. Tenderin me vlerë 17 milione euro për lotin e parë e kishte fituar ANK. 4 milione te tjera u shtuan në 2017 për këtë segment. Ndërsa në 2020 nisi puna për lotin e dytë me gjatësi 18 kilometra. Në dy tendera të ndryshëm u dhanë 41 milionë euro dhe serish fituese u shpall ANK-ja. Ndersa ne vitin 2022 me kërkesë të kompanisë, ARRSH-ja shtoi dhe 4 milionë euro te tjera përmes procedurës së modifikimit të kontratës. Për këtë rrugë interurbane me dy korsi, ne total 35 km u dhanë 66 milionë euro, ndërsa rruga rrëshqiti në një pjesë, në janarin e kaluar.