TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me një incident të rëndë që ndodhi në Ballsh, ku një konflikt mes fqinjëve përfundoi me plagosjen e dy personave.
Sipas burimeve, një 76-vjeçar, A.B, plagosi me thikë dy vëllezër, E.P dhe J.P, pasi njëri prej tyre u fut në banesën e tij gjatë natës. Policia u njoftua nga spitali i Ballshit, ku dy vëllezërit u paraqitën me plagë në kokë dhe krahë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Fillimisht, dy të plagosurit thanë se kishin pasur një konflikt mes tyre, por hetimet e Policisë dhe Prokurorisë zbuluan një tjetër version. J.P dyshohet se është futur në banesën e 76-vjeçarit gjatë natës, ndërsa vëllai i tij ndërhyri për ta ndihmuar kur dëgjoi përplasjet nga kati i parë.
Mbeten të paqarta arsyet e saktë të futjes së të riut në shtëpinë e të moshuarit.
Mësohet se 76-vjeçari jetonte me bashkëshorten e tij dhe me nusen e djalit së bashku me dy fëmijët e saj, pasi djalin e ka emigrant në Greqi.