AKTUALITET, 13 Tetor 2024, 12:10

Mbajtën peng 53-vjeçarin për t'i marrë një shumë parash, arrestohen një grua dhe i riu

Mbajtën peng 53-vjeçarin për t'i marrë një

Dy persona, një grua dhe një 38-vjeçar, u arrestuan nga Policia e Gjirokastrës, pasi morën peng një 53-vjeçar me qëllim përfitimin e një shume parash. Të arrestuarit janë L. Ç, 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj. Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Policia bëri të ditur se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin i hoqën lirinë shtetasit P.S, 53-vjeç dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash.

Nga veprimet hetimore dyshohet se të arrestuarit , për motive të dobëta, kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.