AKTUALITET, 13 Tetor 2024, 12:17

"Sillni listën me 5 persona jashtë shtetit që votojnë për PS-në!", Jamarbër Malltezi publikon urdhrin për punonjësit e administratës

"Sillni listën me 5 persona jashtë shtetit që votojnë

Jamarbër Malltezi, kreu i departamentit të mjedisit në PD ka reaguar më një shënim në facebook, duke akuzuar PS-në për shkeljet që po iniciojnë patronazhistët për fushatën e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Malltezit, i cili ka publikuar edhe mesazhin e mbërritur tek punonjësit, “nënpunësve të administratës shtetërore ju kërkohet të sjellin listat me të paktën 5 persona jashtë shtetit që kanë vendosur të shkelin ligjin dhe të deklarojnë votën për PS”.

Antiligji në veprim: punonjësve të administratës shtetërore ju kërkohet të sjellin listat me të paktën 5 persona jashtë shtetit që kanë vendosur të shkelin ligjin dhe të deklarojnë votën për PS! Vota është e fshehtë thuhet në Kushtetutë por kur ligjin e shkel Edi Rama mender #spak bëhet si letër higjenike e fshihet dhe nuk guxon të hetojë krimet zgjedhore siç u dëshmua me dosjet 184 dhe 339.