TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erion Hoxholli nga fshati Kishte të Gramshit emigroi në Greqi në vitin 1996 në moshën 17 vjeç dhe u vra me çifte më 1998 nga greku Jorgo Gugushi, në fshatin Gallatista të Halkadhikis në Selanik. Erion Hoxholli është njeri prej 220 të vrarëve në Greqi. Ai u qëllua në fillim në trup dhe më pas në zemër, duke humbur kështu jetën. I riu u vra me armë gjahu me pretendimin se i kishte vjedhur kalin, në një kohë që i biri i vrasësit Asterios Gugusis ia kishte dhënë kalin t’ja çonte të atit.
Pas vrasjes, bashku me dy të afërmit e tij Grigori dhe Arestidh Saqellari (21 dhe 22 vjeç) e morën trupin e pa jetë për ta zhdukur nga vendi i ngjarjes. I riu u mbështoll me mbulesën e tavolinës dhe u dërgua në pyllin e e Agios Prodromou Halkadikis ku i është vënë zjarri për ta djegur. Më vonë policia ra në gjurmët e autorëve pasi mbulesa e tavolinës sëbashku me trupin e shqiptarit nuk ishte djegur tërësisht.
Në Gjykatën e Apelit, prokurori Evangjelos Katzis me një vendim la të lirë autorin, duke mos bërë asnjë ditë burg. E njëtja gjë sipas familjarëve të viktimës ndodhi dhe me dy bashkëpunëtorët e tij. Hamit Hoxholli e mbajti trupin e djalit gjysmë të djegur mbi supe për 16 km nga Gramshi për në shtëpinë e tij, pasi rruga ishte prishur dhe nuk mund të kalonte makina. Ndonëse babai i viktimës nuk jeton më sot, ai la amanet që të kërkohet drejtësi.
“I kam rritur këtu me të keq, 9 veta në një dhomë. Dhe i porosisnim, ju thonim; mos vidhni, mos u merrni me njeri. Nuk kemi shtet ne që të na japë drejtësi”, shprehet e ëma e Hoxhollit për faxnews. Në Gjyqin e Shkallës së Parë vrasësi u dënua me 18 muaj burg, ndërsa në atë të Shkalles së Dyte me 5 vjet. Avokati Kristo Kanani i rekomandoi familjes që të mos vazhdonin betejën me drejtësinë, pasi kishte pak shanse që ata të dilnin të fituar.