AKTUALITET, 8 Maj 2023, 16:19

“Në takim edhe ish-kryetari i PS”, Meta thirrje qytetarëve nga Kurbini: Të gjithë kundër sektit të Rilindjes

“Në takim edhe ish-kryetari i PS”, Meta thirrje qytetarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët në Kurbin në kuadër të zgjedhjeve lokale, ndërsa nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në një reagim në “Facebook,” Meta ka shkruar se në takim ishin edhe socialiste të ndershëm, teksa përmendi ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Bektash Zeneli. ‘Pas pranverës vjen behari’, ka shkruar Meta.

MESAZHI

Pas Pranverës vjen Behari!

Behar Haxhiu frymëzon Ndryshimin në Kurbin dhe është e vetmja zgjidhje për t’ua kthyer Bashkinë të gjithë bashkëqytetarëve të tij pa asnjë dallim.

Ndaj me ne sot në Skuraj ishin edhe shumë socialistë të ndershëm si ish-Kryetari i PS-së, Bektash Zeneli.

Të gjithë kundër sektit të Rilindjes!

Të gjithë për Transparencë dhe Llogaridhënie.

BashkëFitojmë!