TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të gjobitur kryebashkiakët që kanë përdorur rrjetet sociale të Bashkisë për fushatën elektorale.
Gjoba u shumëfishua nga 3 mijë lekë që kërkoi Celibashi në 100 mijë lekë për 15 kryebashkiakë ku konstatoi shkeljet e pretenduara, ndërsa për 5 kryetar bashkie të tjerë, vendosi rrëzimin e kërkesës.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve 5 kërkesa për vendosje të sanksioneve administrative.
KQZ prentendoi se kryebashkiakët kanë përdorur burimet publike për fushatë.
Kryebashkiakët e gjobitur:
Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh
Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrikabout:blank
Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier
Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasanabout:blank
Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë
Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrëabout:blank
Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukësabout:blank
Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë
Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas
Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec
Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak
Kryebashkiakët që nuk u gjobitën:
Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh
Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë;
Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol;
Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd;
Blerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës