AKTUALITET, 8 Maj 2023, 15:14

"Fitues më 14 maj", Meta vijon fushatën në Pukë e Fushë-Arrëz: Kandidatët tanë gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e bashkëqytetarëve të tyre

"Fitues më 14 maj", Meta vijon fushatën në Pukë e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen për kandidatët e koalicionit "Bashkë fitojmë" në Pukë dhe Fushë-Arrëz.

Meta tha se Hil Curri dhe Rrok Dodaj do të jenë fitues më 14 maj pasi gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e bashkëqytetarëve të tyre.

Ai shtoi se pushteti vendor duhet të jetë në shërbim të çështjeve më të prekshme dhe më të mprehta të cilat shqetësojnë familjet tona dhe zgjidhja e të cilave i forcon familjet dhe komunitetin anembanë vendit.

"Hil Curri për Fushë-Arrëzin dhe Rrok Dodaj për Pukën janë dy kandidatë të mrekullueshëm që gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e bashkëqytetarëve të tyre.
Padiskutim që ata do të jenë fitues më 14 Maj, sepse janë kandidatët më të besueshëm, më punëtorë, më të vendosur që në Fushë-Arrëz dhe në Pukë të rikthehet zhvillimi ekonomik dhe shpresa tek të rinjtë dhe të rejat, që ata të mos emigrojnë, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, përfaqësimi i vajzave dhe grave ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Këshillat Bashkiakë, prandaj në listën tonë, ne kemi dhe znj.Fatjona Selimaj, e cila në Këshillin Bashkiak të Fushë-Arrëzit do të jetë një zë shumë i fortë për fuqizimin e rolit të grave dhe të vajzave në vendimmarrje, në shoqëri dhe në familje.
Bashkë Fitojmë!", shkruan Meta.