AKTUALITET, 8 Maj 2023, 16:32

Zgjedhjet e 14 majit, trajnohen operatorët e pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik

Zgjedhjet e 14 majit, trajnohen operatorët e pajisjeve të votimit dhe

Kur nuk na ndajnë shumë nga ‘Lokalet’ të 14 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon me trajnimin e operatorëve të pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit që do të përdoren në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

KQZ bën të ditur se dje janë trajnuar operatorët e  pajisjes së votimit Elektronik në Kamëz. Në fokus të trajnimit ishin detyrat e operatorit të PEVN gjatë procesit të votimit elektronik.

Operatorët po  trajnohen për administrimin e procesit të hapjes dhe mbylljes së votimit, printimit të raporteve, rezultatet paraprake dhe transmetimi i dhënave në KQZ. Trajnimi i operatorëve të cilët në 14 Maj 2023 do të angazhohen në tre bashkitë ku do të implementohet votimi elektronik, konsiderohet si një faktor i rëndësishëm në implementimin me sukses të projektit të votimit elektronik.