AKTUALITET, 8 Maj 2023, 17:24

Dëshmia/ “Ishim në shtrat, gruaja shkëmbente sms me fqinjin”, shqiptari rrëfen se si vrau vajzën dhe italianin, donte të godiste me thikë dhe djalin, por...

Dëshmia/ “Ishim në shtrat, gruaja shkëmbente sms me

Italia u trondit dje nga një krim i rëndë, ku një baba shqiptar masakroi me thikë vajzën e tij, plagosi gruan dhe vrau fqinjin. Ngjarja ndodhi në Torremaggiore, Foggia. Mediat italiane raporton se xhelozia ishte shkaku i masakrës ku Taulant Malaj vrau si fillim 45-vjeçarin italian, Massimo De Santis me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja e tij. Shqiptari ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes përpara hetuesve italianë.

“Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimo. Ajo më kërkoi falje për këtë lidhje jashtëmartesore, por unë doja të ndahesha”, ka deklaruar ai. Sipas tij, ditët e fundit kanë pasur debate në familje pikërisht për tradhtinë e dyshuar. Ai tha se i kishte kërkuar bashkëshortes që të ndaheshin, por kjo e fundit e kishte bindur që të qëndronte në shtëpi.

Malaj deklaroi se e kishte gjetur disa herë gruan në katin e tretë të pallatit, ku edhe banonte 51-vjeçari. Por çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës? Ai ka rrëfyer se ishte në shtrat me bashkëshorten dhe ajo nisi të bisedonte me dikë në telefon. 45-vjeçari ka kontrolluar telefonin e saj dhe ka zbuluar se po shkëmbente mesazhe me fqinjin e tyre, Massimo. Më pas doli nga shtëpia dhe priti italianin të kthehej nga lokali në banesën e tij. Sapo, 51-vjeçari hyri në shtëpi, Taulant Malaj tha se e goditi me thikë për vdekje.

Ai i tha hetuesve se pasi masakroi Massimo u rikthye në banesën e tij dhe filloi të godiste me thikë gruan e më pas vajzën, që tentoi të mbronte nënën e saj. “Në atë moment i verbuar nga inati, ai nuk e kuptoi që ishte përballë vajzës dhe filloi ta godiste me thikë”, thanë avokatët. Ndërkohë Taulant Malaj nisi të kërkoi edhe djalin e tij të vogël për ta vrarë, por 5-vjeçari shpëtoi pasi ishte fshehur pas divanit.