AKTUALITET, 9 Korrik 2023, 09:53

U përplasën nga autobusi, ndërron jetë në spital çifti i bashkëshortëve

U përplasën nga autobusi, ndërron jetë në spital

Burrë e grua, Adem dhe Sadije Sula të cilët u aksidentuan ditën e djeshme teksa po udhëtonin me motor, kanë ndërruar jetë paraditen e sotme në spital.

Motori ku po udhëtonte çifti i bashkëshortëve u përplas nga një autobus me turistë në aksin Shkodër-Koplik.

Ata u dërguan në spital por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra. Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë dy viktima.