AKTUALITET, 10 Dhjetor 2021, 13:56

Nesër Kuvendi i Berishës! PD lajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Nesër Kuvendi i Berishës! PD lajmëron konferencë të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Lajmërimi për konferencën e tij është shpërndarë në grupin e Partisë Demokratike për të gjithë gazetarët, duke njoftuar edhe për orarin në 16:30.

Njoftimi bëhet kur vetëm pak orë na ndajnë nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, por vlen të theksohet se në raste kur ka pasur njoftim të tilla për konferenca të jashtëzakonshme nga PD-ja, është përcjellë mesazh i rëndësishëm.