TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lë dhomat e spitalit në QSUT dhe kthehet në burgun e Durrësit. Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve konfirmuan, se pak ditë më parë, pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, ish ministri është rikthyer në IEVP ku vuante masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili po gjykohet për çështjen e koncesionit të sterilizimit, ka lënë pas nje muaji ambientet e QSUT-së pas një periudhe trajtimi mjekësor.
Beqaj u trajtua në shërbimin e Alergologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pas një alergjie akute të shfaqur në lëkurë. Burimet bëjnë me dije se ndodhet nën kujdesin e mjekeve në gjendje të stabilizuar.
Ish-ministri, i cili qëndron në një masë sigurie “arrest në burg”, u dërgua në spital pasi shfaqi temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë.
Ilir Beqaj ka kërkuar disa herë lirinë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, por është rrëzuar nga togat e zeza.
Ish-ministri, i cili ka mohuar akuzat e SPAK, madje dy ditë pas vendosjes në pranga ofroi edhe garanci pasurore prej 50 mijë euro, por propozimi i tij nuk është pranuar.