AKTUALITET, 20 Gusht 2025, 10:17

Trishtuese/ Policia e Burgjeve në zi, ndahet papritur nga jeta Komisar Petrit Skënderaj

Trishtuese/ Policia e Burgjeve në zi, ndahet papritur nga jeta Komisar

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në radhët e Policisë së Burgjeve. Komisar Petrit Skënderaj, pjesë e Policisë së Burgjeve, është ndarë papritur nga jeta.

Institucioni ndan lajmin e trishtë dhe i shpreh ngushëllimet familjes, si dhe kolegëve që kishin punuar e të në IEVP të ndryshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se Komisar Petriti ishte një profesionist i respektuar dhe një koleg i çmuar.

"Lamtumirë, Komisar Petrit! Sot humbëm një tjetër koleg në radhët e Policisë së Burgjeve.  Ikjet e parakohshme e të papritura lënë boshllëk të madh jo vetëm në familje, por edhe në shoqëri e në mjediset e punës.

Petriti ishte një profesionist i respektuar dhe një koleg i çmuar. Prehu në paqe Komisar Petrit Skënderaj! Ngushëllime familjes", thuhet në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Trishtuese/ Policia e Burgjeve në zi, ndahet papritur nga jeta Komisar