AKTUALITET, 19 Gusht 2025, 17:07

Aksident në Fier-Lushnjë, makina përplas motorin, plagoset rëndë drejtuesi 

Aksident në Fier-Lushnjë, makina përplas motorin, plagoset

Një aksident u regjistrua pranë kryqëzimit të Savrës, në aksin Fier-Lushnje, ku një automjet tip Benz është përplasur me një motoçikletë.

Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës u dërgua me urgjencë në spital.

Policia Rrugore po menaxhon trafikun në zonë, ndërsa pritet mbërritja e Policisë Shkencore për hetimin dhe dokumentimin e ngjarjes.