TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klea Prenga ka publikuar pak minuta më parë disa foto të gjendjes së saj pas dhunës nga motrat Berisha. Antonela dhe Mariela Berisha e goditën në fytyrë duke i shkaktuar një plagë të rëndë.
Në fotot e publikuara nga Klea duket se gjendja është përmirësuar goxha edhe pse shenjat duken ende aty dhe po kurohet. Klea duket se ka gjetur qetësi në vendin e shenjtë, në Kishën e Laçit. “Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, shkruan ajo duke shkëputur një frazë nga bibla.
Ndërkohë, ditën e djeshme policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që motrat Berisha kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas.
Zyrtarisht sipas TIMS nuk rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se është nxjerrë urdhër ndalimi për të dyja motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.
