TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

72-vjeçari Faik Ajdini u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Zhapokikë 2 të bashkisë Memaliaj i pajetë. Ai u gjet i pajetë në një përrua në afërsi të fshatit. Paraprakisht mësohet se dyshimet janë se 72-vjeçari Faik Ajdini është vrarë. Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë konstatuar dy goditje me mjet prerës në qafë dhe në kokë ku plaga në qafe ka shkaktuar hemorragji çka ka shkaktuar vdekjen.
Dyshohet po ashtu se Hajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë. Mësohet se Policia e Gjirokastrës ka ngritur 2 postblloqe në aksin nacional Memaliaj-Krahës dhe në akset lokale Memaliaj-Sektori i Tretë dhe Krahës-Rabije.