TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Igli Çelmeta ka treguar detaje të reja mbi një ngjarje të rëndë që ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku një efektiv i policisë kufitare plagosi rëndë një person tjetër pas një konflikti për motive të dobëta.
Autori i kësaj ngjarjeje është Erjon Goxhara, i cili së fundmi ka punuar si polic kufiri në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë. Sipas gazetarit Çelmeta ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të autorit me 45-vjeçarin Lorenc Kosta, i cili punonte në ERE dhe kishte një marrëdhënie pune me bashkëshorten e Goxharës.
Dyshohet se konflikti ka lindur nga një tradhti e partneres së policit me Kostën, çka ka sjellë një krizë në marrëdhënien e çiftit dhe kërkesën e partneres për divorcin katër muaj më parë. Ky konflikt ka vazhduar për katër muaj. Sipas hetimeve, Goxhara dyshohet se ka ndjekur dhe vëzhguar lëvizjet e Kostës, dhe më pas e ka goditur me gjashtë plumba, me 45-vjeçarin që mori 5 prej tyre në këmbë dhe kofshë. Një grup turistik i huaj që ndodhej në zonë i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit.
Ai shtoi se pas krimit, Goxhara është larguar me mjetin e tij dhe nuk është dorëzuar, pavarësisht thirrjeve nga autoritetet. Aktualisht, autori është në arrati dhe dyshohet se është fshehur në zonën e malit të Dajtit. Sakaq, gjendja e të plagosurit është e stabilizuar, por ai ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të numrit të madh të plumbave që ka marrë.