TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 28-vjecarin me iniciale L.M., duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.
L.M., akuzohet për “goditje për shkak të detyrës”. Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi të shtunën, në Ksamil dyshohet se kishe dhunuar dy efektivë të qarkullimit rrugor.
L.M., kishte parkuar gabim pranë biznesit të të vëllait dhe më pas kishte refuzuar gjobën që efektivët po i vendosnin. Ai dyshohet se i ka dhunuar ata e më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij duke mos i’u bindur urdhrit për të ndaluar.
Në vendin ku ndodhi konflikti zbuloi një biznes këmbimi valutor të paligjshëm dhe për këtë procedoi në gjendje të lirë vëllanë e L.M.