TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përmes një interviste në Ora News, sinoptikani Akil Osmani tha se nga dita e enjte dhe e premte do të sjellin sërish rritje të temperaturave në një mesatare në 36 gradë celsius.
Osmani: Dita e sotme mbetet në mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Reshjet do të jenë në zonën lindore jugore dhe qendrore. Temperaturat e ajrit do të jenë më të ulta se ato që kemi përjetuar në ditët e gushtit. Maksimumi do të jenë në 32 gradë celsius. E mërkura do të sjellë përmirësimin e motit dhe rritje të temperaturave.
Dita e enjte dhe e premte do të sjellin sërish rritje të temperaturave në një mesatare në 36 gradë celsius. Nga e enjtja do të kemi kthjellime dhe mungesë reshjesh. Vija bregdetare do të ketë rritje temperaturash, por më e ndjeshme do të fillojë nga e enjtja, në rreth 5-6 ditë ku do të kemi temperatura të larta. I gjithë gushti parashikohet të mbyllet me temperatura të larta.