TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy turistë nga Maqedonia e Veriut mbetën të bllokuar në gjirin e Filikurit. Pas marrjes së njoftimit se dy turistë ishin bllokuar në plazhin e Filikurit dhe një prej tyre kishte rrëshqitur dhe kishte marrë dëmtime, autoritetet organizuan punën për t’u ardhur në ndihmë.
Shërbimet e rendit dhe ato të plazhit pasi mbërritën në plazhin e Filikurit ndërhynë menjëherë dhe ofruan ndihmën e nevojshme, duke siguruar që turistët të nxirreshin në mënyrë të sigurt prej andej.
Shtetasja e huaj, e cila kishte pësuar dëmtim të lehtë si pasojë e rrëshqitjes, mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore.